Një dorë burri në supin e saj, çfarë nënkupton postimi i fundit i Rozana Radit?

21 October 2024, 18:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një dorë burri në supin e saj, çfarë nënkupton
Rozana Radi

Prej kohësh Rozana Radi i është përkushtuar televizionit por nuk është larguar nga muzika. Shpesh ndan momente krijuese në studion e Kledi Bahiti teksa shkruan mbi melodinë e tij vargje këngësh për këngëtarë të tjerë.

Mesa duket në këto momente është gati të vendosë zërin e saj mbi melodi. Pak ditë më parë ajo postoi në rrjetet sociale një foto mbi të cilën shkruhej: “Akoma” që do të vijë së shpejti.

Ditën e sotme ka shtuar një detaj ku shihet dora e një burri mbi sup.

Rozana ka qenë fituese e disa çmimeve, përfshi këtu edhe çmimin e parë në “Kënga Magjike”

Mesa duket rikthimi i saj në një skenë së cilës i ka falur por edhe ka marrë shumë emocion do të jetë me një duet.

“Akoma” duhet të presim për të zbuluar artistin që e shoqëron në këtë duet që duke ditur peshën e teksteve të Rozit por edhe muzikën e Kledi Bahitit, do të jetë një super këngë.



Video