Ricky Martin mund të vuajë 50 vite burg, akuzohet për incest me nipin e tij

16 July 2022, 00:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ricky Martin mund të vuajë 50 vite burg, akuzohet për incest me
Ricky Martin

Ricky Martin është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar dhe nëse shpallet fajtor mund të vuajë deri në 50 vite burg.

Këngëtari u ndalua për shkak të një incidenti dhune në Puerto Rico në fillim të këtij muaji.

Ishte vëllai i këngëtarit, Eric Martin që tregoi se i dhunuari ishte nipi i tij, Dennis Yadiel Sanchez.

Ricky Martin akuzohet se ka “ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre shtatë mujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë.

Mbrojtja e Martin i quajti akuzat të rreme dhe të fabrikuara në një deklaratë të dhënë për People në fillim të këtij muaji.

Ylli hollywoodian do të gjykohet më 21 korrik.

Mediat e huaja shkruajnë se ka qenë nipi i Martin, Sanchez, ai që ka denoncuar për dhunë në familje këngëtarin.

Në dëshminë e dhënë, nipi i Ricky Martin thotë se ata janë ndarë dy muaj më parë, por ky i fundit e ka dhunuar pasi nuk pranonte ndarjen.


Video