Ribashkohen banorët e Big Brother Vip, kush mori pjesë dhe kush mungoi (FOTO)

15 July 2022, 21:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ribashkohen banorët e Big Brother Vip, kush mori pjesë dhe kush mungoi
Banorët e BBV

Shumë prej ish-banorëve të "Big Brother Vip" vazhdojnë ta ruajnë miqësinë që krijuan brenda shtëpisë së realityshow-t.

Ata vazhdojnë të takohen edhe pasi kanë kaluar muaj pas daljes. Një ribashkim i disa prej tyre ka ndodhur së fundmi por natyrisht aty munguan shumë.

Fifi, Sabiani, Kledi, Beniada si dhe çifti DJ PM dhe Sarah kanë kaluar një mbrëmje duke u argëtuar së bashku dhe nga pamja duket ta kenë shijuar në maksimum. Nga ajo që shkruajti Kledi që shpërndau foton ka qenë Sabiani ai që ka organizuar këtë ribashkim.

"Ka miq, ka familje, dhe pastaj ka miq që bëhen familje
Sa nate e bukur
Flm Saboo rradhen e ka PM" shkruan Kledi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kledi Hysa (@kledihysa)


Video