Producenti i njohur bëhet "KAPITEN", zbulohet anija e tij në port

13 May 2024, 11:19Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Producenti i njohur bëhet "KAPITEN", zbulohet anija e tij në
Bledis

Autori i eventit të njohur “Top Model Week”, Bledis, ka zbuluar së fundmi edhe pasionin e tij të ri, të drejtojë një anije.

Producenti i disa eventeve të rëndësishme të modës, por jo vetëm, tregon me krenari se zotëron leje drejtimi për anije.

Producenti i njohur bëhet "KAPITEN", zbulohet anija e tij në

Në një video të publikuar nga vetë ai, shihet anija e ankoruar në port që pret të lundrojë nën drejtimin e "kapitenit" Bledis.


Vetëm 29 vjeç Bledis, zotëron disa biznese Real Estate, por ëndrra e tij e vetme dhe e madhe është televizioni dhe eventet e mëdha.

Gjatë karrierës së tij, Bledis ka sjellë disa artistë me famë botërore në Shqipëri. Ai ka bashkëpunuar me të mëdhenj të muzikës si Don Omar, Mohombi, Massari, Nana, Akcent, Dr Alban. Bledis njihet edhe si menaxher i Grupit Legjendar Elita 5 që në moshën 17 vjeç./VoxNews

 


Video