Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Çelibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre nga kamerat.
Ditët e fundit ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin, duke e prezantuar atë si partneren e tij në një event të rëndësishëm.
Eventi u organizua në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.
”Mirënjohje për Anton Konsztantin dhe David Alexander Jenkins për mikpritjen dhe organizimin e një darke gala të mrekullueshme në Carpathia West Estate. Një mbrëmje e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunimin dhe mbështetjen për kauza bamirësie”, shkruan Princ Leka teksa ndan momente nga evente.
Ndërsa miq të çifti kanë shpërndarë foto me Princin dhe Blertën. Ky hap i tij i dukshëm tregon një angazhim të ri dhe të qartë në marrëdhënien e tyre dhe duket se gjërat po bëhen tepër serioze.
Burime të afërta me çiftin ka konfirmuar se Blerta është shtatzënë.
Edhe pse detajet mbi këtë lajm ende mbeten të pakta, ky zhvillim do të ngjallë shumë interes dhe lumturi ndër fansat e çiftit. Ende presim për detaje të mëtejshme dhe për një konfirmim zyrtar nga Leka dhe Blerta.
Çifti është i njohur për jetën e tyre private deri diku të rezervuar, prandaj një njoftim nga ata do të pritej me shumë kuriozitet. Ndërsa ky lajm na bën të dyshojmë dhe për zgjedhjen e fustanit që Blerta pati në daljen e saj të fundit publike ku shfaqet krah princit.
Një fustan i zi i gjatë me prerje në bel ku ndoshta përpiqet të fshehë barkun e saj të rrumbullakosur?
Teksa shumë pyetje na vijnë ndër mend, nëse ky lajm vërtetohet nga vetë ata, do të shënonte një moment të rëndësishëm në jetën e çiftit, që ka bërë bujë në skenën publike për disa kohë.
Pritshmëritë janë të larta, dhe besojmë se shumë mezi presin të mësojnë më shumë rreth kësaj ndjenje të re në jetën e princit dhe partneres së tij.