Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi “kapet mat” në shoqërinë e një mashkulli në Tiranë

5 Tetor 2024, 22:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Heidi Baçi

Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shtypit rozë. Pas përfundimit të “Big Brother”, ish-finalistja u duk sikur u distancua disi nga ekrani, për të shijuar lidhjen me Romeon. Por tashmë, që prej javësh po përflitet se ky raport është në krizë, biondja simpatike është fokusuar totalisht tek karriera.

Ashtu edhe si është bërë me dije, Heidi do të provojë veten si moderatore, ku edhe do të jetë në ekran me formatin “Goca dhe Gra”, një eksperiencë kjo tërësisht e re për të. Por teksa ende nuk ka nisur ky emision, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Bllokut, në një ditë të zakonshme të sajën. Ashtu edhe si mund të shquhet nga fotot, Heidi është në shoqërinë e një mashkulli, shkruan Panorama Plus.

Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi BaçiMes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi

 

Nga ato çfarë mund të mësonim, bëhet me dije se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Me gjasa, ajo ka dalë të bëjë blerjet e fundit, para se të nisë sezonin televiziv, që do të jetë vërtet i ngarkuar për të.

Mes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi BaçiMes thashethemeve për ndarje nga Romeo Veshaj, Heidi Baçi

Sa i përket jetës private, ajo ka preferuar që të mbajë të ndezur thashethemet se mes saj dhe Romeos gjithçka ka marrë fund.

Video