
Arta Nitaj është një ndër konkurrentet e “Dance With Me” që startoi këtë të hënë. Performanca e saj kishte si fabul flirtin mes një djali dhe një vajze në një klub.
Në fund të performancës Arta i derdhi balerinit të saj një gotë me ujë. Anëtari i jurisë, producenti dhe aktori i njohur Ermal Mamaqi nuk e kurseu një batutë. “Ka shumë djem që do të donin të lageshin nga Arta”, tha ai.
Arta Nitaj pak muaj më parë u bë pjesë e komentimeve të shumta në rrjetet sociale. Në fjalën e saj, Arta Nitaj është ka thënë se ndihet vërtetë mirë kur kërcen dhe se ka gabuar në profesion.
Arta Nitaj: Faleminderit që më keni dhënë mundësinë të jem pjesë e këtij emisioni kaq të mrekullueshëm. Mendoj që kam gabuar profesion ose pasion ose hobi, çfarëdo që mund t’i them, se e dua aq shumë kërcimin saqë jam shumë e emocionuar.
Ermal Mamaqi: Ti e ke vetë lëkurën kështu apo ke bërë solar apo plazh?
Arta Nitaj: Jam vetë, kam bërë solar dhe plazh.
Ermal Mamaqi: Duket si braziliane e vogël.
Ilir Shaqiri: Origjina të intereson.
Ermal Mamaqi: Desha të dija si ta bëjmë dhe ne trupin si Arta.
Alketa Vejsiu: Duhet të shkosh në Brazil.
Ermal Mamaqi: Në Brazil ose Dubai.
Alketa Vejsiu: Po me Dubain ç’kishe tani?