Ndarja është paralajmëruar prej disa kohësh dhe lajmi ka bërë xhiron e botës, duke mbushur revistat me thashetheme, por marrëdhënia e tyre nuk është rrënuar plotësisht.
Në orët e fundit, mbrojtësi i Barcelonës, Pique, është rikthyer në krah të Shakirës, këngëtares kolumbiane me të cilën ka dy djem dhe ishte i martuar prej 11 vitesh.
Dy ish-partnerët vijojnë një raport të kufizuar, por civil, aq sa në orët e fundit janë ribashkuar, ndonëse në një situatë delikate. Babai i këngëtares ndodhet i shtruar në një spital të Barcelonës dhe prej disa kohësh po përballet me probleme shëndetësore. Në këto ditë të vështira, futbollisti po kujdeset për Shakirën.
Ai është pranë vjehrrit, gjyshit të fëmijëve të tij. Edhe fansat e këngëtares amerikano-jugore kanë dërguar mesazhe të shumta për ta mbuluar me dashuri në këtë moment delikat.