"Përndoqët Eglën, e nxorrët nga vetja", banorët brenda dhe fansat jashtë shpërthejnë kundër Ilnisës dhe Meritonit: Duhet të përjashtoheni edhe ju!

31 March 2024, 14:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Përndoqët Eglën, e nxorrët nga vetja",

Pas vendimit të Vëllait të Madh për përjashtimin e aktores Egla Ceno nga shtëpia, banorët kanë shpërthyer kundër Ilnisës dhe Meritonit duke i akuzuar si "përndjekës", për të cilët duhet të merret i njëjti vendim si për Eglën. 

"Ju e keni nisur përndjekjen", iu drejtua Roza Meritonit. 

Romeo shpërtheu gjithashtu ndaj moderatorit duke i thënë se u sollën keq duke e nxjerrë nga vetja. 

"Sa të pafytyrë jeni", u tha ai. 

Heidi u shpreh se tani e kanë personalen me çiftin "përndjekës". 

Fansat gjithahstu janë të revoltuar me largimin dhe në komente të ndryshme ata shprehen se përjashtim duhet të marrin edhe Ilnisa me Meritonin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 



Video