Përfshihet nga zjarri lokali i Fifit (VIDEO)

6 March 2023, 18:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Përfshihet nga zjarri lokali i Fifit (VIDEO)
Fifi

 

Është përfshirë nga zjarri ditën e sotme lokali në Tiranë i këngëtares Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Fifi me anë të një postimi në Instagram. Me një video në “Instastory”, ajo publikoi tualetin e lokalit i cili është shkrumbuar nga flakët.

Nuk dihet nëse dëmet janë shkaktuar vetëm në tualet apo edhe në ambiente të tjera.


Video