“Ose unë, ose Egla në shtëpi”, Arbër Hajdari nxjerr bllof Jetmirin me deklaratën që ka bërë më parë për “Big Brother

16 April 2024, 21:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ose unë, ose Egla në shtëpi”, Arbër Hajdari
Jetmiri dhe Arbri

Gjatë ditëve të fundit, Jetmiri vendosi të injoronte 3 banorë në shtëpi, Romeon, Heidin dhe Eglën, me të cilët ka pasur shumë debate në shtëpi.

Gjatë spektaklit të sotëm, ai u shpreh se sipas tij, Egla ka shkelur çdo rregull duke e ofenduar. Nga ana e saj, Egla u shpreh se e gjitha kjo është një skemë e Jetmirit, për të marrë vëmendje.

Egla: Mu afrua një mbrëmje, ne kemi vazhduar të rrimë bashkë në një fazë të dytë deri në agim,. Jemtir më ka përqafuar, kërkoi paqe me mua, unë thash nuk mbaj mëri por mos mu afro më të më përqafosh se më kall datën. Nuk e dija që kishte marrë vendimin mos të më fliste mua kësaj dhe atij. Mendoj se ka një ngërç bisede në të folur me mua. E nuhas çfarë është duke bërë, duke u përpjekur të marrë vëmendjen, mbyll gojën me ndonjë rreckë, shkruan ndonjë shkrim, mbledh ca njerëz për të bërë monologje, kujton ish kolegë, ndryshon kontekstin e fjalëve, nuk është i vetmi që e bën. Kjo është bërë një gjë normalë në shtëpi dhe nuk kam ndonjë marrëdhënie, që në momentin që më ka hequr jorganin. Nuk kam pasur ndonjë relat deri në mbrëmje që po i binte gongut. Unë isha sëmurë atë mbrëmje dhe ai më pyeti si je. Kur jam çuar që ka ndodhur ajo skenë, kena gdhi ditën duke bërë muhabet rehat pa kërcënime.

Jetmiri: Nuk di nga t’ia filloj. Nga ajo që po bën Egla, apo nga ajo si ju keni dashur ta tregoni. Duket sikur Jetmiri është problem për Eglën, kur kjo më ka ofenduar, më ka vënë në dyshim burrërinë, më ka thënë maniak, më ka përmendur fëmijën etj. Kjo në biseda ka përfshirë jo vetëm lojën po dhe ju se si i trajtoni gjërat. Ky person me sjelljen e saj ç’njerëzore, fyese, unë kam gjithë të drejtën time që ta sjell në vëmendje sepse besoj që i janë dhënë më shumë mundësi për të dhënë mesazhe. Është person problematik që nuk respekton normat dhe rregullat. Ka gjuhë agresive dhe nuk mund të tolerohet në një televizion publik. Janë shkelur të gjitha rregullat dhe duhet të ndërhyhet në momentin që e drejta e tjetrit shkelet. Unë kam të drejtë të reagoj. Të më falni që u kam rënë në qafë, të më falë publiku, sepse kjo është e vetmja gjë që mund të bëj.

Egla: Si mbledhje kooperative më duket.

Këtu ndërhyri edhe moderatori Ledion Liço, i cili iu përgjigj komenteve të Jetmirit.

Ledion Liço: Nuk është dhe nuk ka qenë një program edukativ. Ky nuk është një program publik, por pay-tv, pra paguhet për transmetimin për t’u ndjekur nga të rriturit. Ka një paralajmërim për prindërit që të mos e ndjekin fëmijët e tyre sepse përmban gjuhë nga e të gjitha llojeve dhe ofendime

***

Jetmiri ka deklaruar se në “Big Brother” duhet të qëndrojë ose ai ose Egla, pasi sipas tij kjo e fundit e ka ofenduar dhe bullizuar, dhe se përdor sharje në një program që sipas tij e ndjekin edhe fëmijët.

Ndërkohë opinionisti Arbër Hajdari i ka kujtuar atij se një vit më parë për Big Brother ka deklaruar se ky nuk është një program edukativ.

Pjesë nga diskutimi mes Jetmirit dhe Arbër Hajdarit:

Arbër: Unë bie dakord me Jetmirin në një deklaratë ku ka thënë një vit më parë që ky nuk është program edukativ, e po ashtu një vit më parë kur unë drejtoja kritikat e mia, Jetmiri thoshte që nuk jemi në komunizëm dhe ka vdekur.

Ndaj kur them bie dakord, bie dakord që ky është një reality show dhe secili ka të drejtë fjale dhe publiku gjykon përmes votave. Nëse ka revoltë brenda shtëpisë nga individë të caktuar, atëherë më jepni kohë deri të shtunën t’u numëroj banorëve nga i pari deri te i fundit çfarë ofendimesh kanë përdorur.

Ka mungesë koherence të Jetmirit që tani thotë që është program që e shikojnë fëmijët. Unë do doja të mësoja më shumë për ty dhe lojën tënde dhe mendoj se nuk të ka munguar hapësira për të treguar dinjitetin tënd. Nga kjo studio, jo vetëm për Eglën, por për këdo, sa herë ka pasur diçka që nuk ka qenë korrekt në syrin tim, ka marrë kritikë.

Jetmir: Interesante që solle qëndrimet e mia, ne vërtetë nuk jemi në komunizëm, por dhe demokracia ka rregullat e saj. Që unë të marr të drejtën time në këtë show më është dashur të bëj cirk. Që të them atë që unë mendoj, më është dashur të duroj, të bullizohem, të manjakizohem…

Arbër: Që të marrësh të drejtën, duhet të jesh koherent, të kesh një standard, jo dy!


Video