Sara dhe Ledri janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar të showbizit shqiptar, kjo për shkak të ndarjes që supozohet të ketë ndodhur mes tyre. Megjithëse disa media rozë thonë se çifti vazhdon të jetojë një jetë të lumtur dhe të qetë me njeri-tjetrin dhe se gjithçka e kanë bërë të marrë vëmendje.
Së fundmi, pa praninë e Ledrit, Sara ka marrë pjesë në festën që Olta Gixhari ka bërë për zbulimin e gjinisë së bebushit të saj.
Olta është në pritje të një djali dhe nëpërmjet një fotografie të dyshes Olta-Sara, kjo e fundit shkruan:
"Mama çunash ti nuk kapem me ty unë".
Sakaq Olta ja kthen:
"Do të pres sa ta bësh dhe ti djalin!"
Çfarë po luhet këtu? Sara dhe Ledri në pritje të një fëmije të dytë?
Mbetet për t’u parë në episodin e radhës.