Enca e ka mbajtur jetën e saj private gjithnjë larg syrit të publikut, por tashmë duket se nuk po e fsheh më romancën e saj.
"IconStyle" ka publikuar ditën e sotme një tjetër foto ku Enca shfaqet në krah të të dashurit të saj të huaj. Ata ndodhen në jug të Shqipërisë ku duket se artistja po i tregon vendlindjen.
Më herët Enca ka postuar dhe një foto të partnerit të saj në InstaStory duke e shoqëruar me disa emoji. Ende nuk dihet identiteti i mashkullit misterioz, që është partneri i ri i Encës.
Enca Haxhia është një nga personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Prej kohësh ajo është zhvendosur në Dubai, teksa gjithmonë nuk i ka ndalur postimet provokuese në rrjetet sociale, teksa i është bashkuar dhe rrjetit social +18 me pagesë "Only Fans".