
Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, krahas hiteve që na kanë dhuruar ndër vite, gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të historisë së tyre, e cila komentohet shpesh.
Prej disa vitesh ata kanë shkëputur çdo kontakt me njëri tjetrin, duke mos qenë as bashkëpunëtorë e as miq.
Por me postimet e tyre të fundit në rrjetin social "Instagram", u duk se dy artistët po komunikonin me njëri-tjetrin "me kode".
Ishte Flori ai i cili në mesnatë, duket se kishte hapur arkivat dhe publikoi një këngë të 7 viteve më parë.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij me reperin 2po2, të titulluar "Gone Girl". Një këngë e shkruar nga ata vetë, në të cilën rrëfehet një histori e mbyllur dashurie dhe dhimbjen që ajo ka lënë pas.

Dhe vetëm 2 orë më pas, ishte radha e Elvanës për të hapur arkivat. Teksa postoi një selfie, ajo e shoqëroi me një ndër hitet e saj të para 8 viteve.
Artistja kishte zgjedhur këngën "Afër dhe larg" dhe gjejeni firmën e kujt mban teksti i saj? Pikërisht Flori Mumajesit. Kënga në fjalë flet po ashtu për një histori të mbyllur dashurie, por këtë herë të parë nga këndvështrimi i vajzës.