Nominim surprizë në BBVA: Loredana dërgon në televotim ish-partnerin, Jozi

19 Mars 2025, 09:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një nominim ndryshe, ku banorët u ndanë në grupe dhe duhej të votonin njëri-tjetrin për të shkuar në televotim.

Në një nga grupet më të përfolura, Loredana Brati votoi ish-partnerin e saj, Joz Marku, gjë që shkaktoi debate brenda shtëpisë.

Pas spektaklit, Gerta Gixhari i kërkoi llogari Loredanës për vendimin e saj, duke e quajtur të pabesueshme që ajo përmendi emrin e Jozit, pavarësisht lidhjes së tyre të kaluar.

Loredana u mbrojt, duke thënë se Jozi e ka sulmuar dhe shpifur ndaj saj gjatë qëndrimit në shtëpi: “Ai më ul çdo ditë. Më mirë mos ta bënte.”

Tashmë, Loredana dhe Jozi pretendojnë se janë vetëm miq, por tensionet mes tyre duket se vazhdojnë.

Video