
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka filluar turneun e saj të shumëpërfolur “Radical Optimism” duke ofruar një performancë të parë të paharrueshme në Rod Laver Arena.
Mirëpo, gjatë koncertit, një fanse përballë saj vendosi ta incizonte me video nga një distancë shumë e afërt, duke u fokusuar tek të brendshmet e saj, teksa ajo këndonte.
Fotoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar komente të panumërta për pamjen “shpërthyese” të 29-vjeçares.
Ylli britanik, i njohur për performancat e saj mbresëlënëse, kishte përgatitur edhe një surprizë të veçantë për fansat e saj australianë, duke performuar live këngën ikonë të AC/DC Highway To Hell.
Turneu i Lipës vazhdon me shfaqje të shitura në të gjithë botën, ndërsa fansat presin me padurim surpriza të tjera në skenë.