Sektori i kirurgjisë estetike dhe mjekësisë estetike po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit të tij. Teknologjitë e reja, procedurat minimalisht invazive dhe rritja e kërkesës për trajtime të personalizuara kanë ndryshuar jo vetëm mënyrën se si ofrohen shërbimet, por edhe pritshmëritë e pacientëve.
Në këtë peizazh që evoluon me shpejtësi, mungon një element i rëndësishëm: një platformë e dedikuar që të mbledhë në një vend zhvillimet më të fundit shkencore, praktikat klinike dhe trendet ndërkombëtare të estetikës dhe kirurgjisë estetike.
Është pikërisht kjo hapësirë që Frontera Medical Spa synon të plotësojë me lançimin e revistës së saj të parë, një projekt që nuk e pozicionon veten thjesht si një material informues, por si një dokumentim i një industrie në transformim.
Kjo revistë vjen si rezultat i një rruge të gjatë zhvillimi dhe konsolidimi të Fronterës, e cila prej vitit 2019 në Tiranë është rritur duke ndërtuar një model të integruar mes farmacisë, klinikës dhe estetikës mjekësore. Qasja e saj është bazuar në një filozofi ku shërbimet, teknologjia dhe produktet nuk funksionojnë të ndara, por si pjesë e një sistemi të vetëm të koordinuar.
Në fjalën e saj të hapjes themeluesja e Fronterës, znj. Dorina Shamo thekson se “ky nuk ka qenë kurrë një projekt i ndërtuar mbi llogari të ftohta biznesi. Ka lindur nga një dëshirë e sinqertë për të treguar çfarë qëndron pas asaj që sot shihet si Frontera. Një rrugëtim i ndërtuar hap pas hapi, për më shumë se një dekadë”.
Rritja e Fronterës është shoqëruar me zgjerim të vazhdueshëm strukturor dhe operativ, ku deri në vitin 2023 janë konsoliduar rreth 10 biznese të ndërlidhura në sektorë të ndryshëm të shërbimeve dhe estetikës. Ky zhvillim pasqyron një qasje të bazuar jo vetëm në zgjerim, por në riorganizim dhe standardizim të proceseve.
Në një treg ku imazhi shpesh dominon mbi substancën, Frontera thekson një qasje ndryshe: ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm profesional, ku çdo vendim bazohet në disiplinë, strukturë dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Një nga shtyllat kryesore të këtij vizioni është Frontera Academy, një projekt i dedikuar edukimit dhe trajnimit profesional në fushën e mjekësisë estetike dhe kirurgjisë estetike. Akademia synon të krijojë një standard të qëndrueshëm profesional dhe të sigurojë transferimin e njohurive tek brezat e rinj të specialistëve.
Revista e re përfshin gjithashtu një pasqyrë të plotë të shërbimeve, teknologjive dhe zhvillimeve më të fundit të kompanisë, duke ofruar një vështrim të brendshëm mbi mënyrën se si Frontera e koncepton lidhjen mes estetikës, mjekësisë dhe mirëqenies.
Në kuadër të lançimit, të gjithë ata që do të blejnë ose abonohen në revistë do të përfitojnë edhe një kupon dhuratë, i cili mund të përdoret për shërbime në rrjetin e Fronterës si një mënyrë për të afruar më shumë publikun me eksperiencën që ajo ofron.
Në një industri që po ndryshon me ritme të shpejta, Frontera Medical Spa pozicionon këtë revistë si një hap të parë drejt krijimit të një reference të re informimi dhe profesionalizmi në fushën e estetikës dhe kirurgjisë estetike në Shqipëri.