Një transgjinore në ‘BBVK’, banorët nuk i fshehin mimikat, ja si reaguan ata

21 October 2023, 15:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Një transgjinore në ‘BBVK’, banorët nuk i fshehin
Një transgjinore në ‘BBVK’, banorët nuk i fshehin mimikat

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i dytë i ‘Big Brother VIP Kosova’. Mes emocioneve për këtë eksperiencë të re, 20 personazhe jo dhe aq të njohur janë bërë tashmë pjesë e shtëpisë.

Mes tyre për herë të parë është edhe transgjinorja nga Kosova, Edona James. Edona, emri i së cilës origjinal është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani.

Pjesëmarrja e saj në ‘BBVK’ nuk është pritur shumë mirë nga disa banorë. 

Ka qenë Monika e cila është tradhtuar nga mimikat në fytyrë, e gjithashtu ndryshe nga të tjerët nuk është ngritur në këmbë për ta pritur.

Edona mori famë në vitin 2014, kur u përfol për një aferë me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg. Ajo ka marrë pjesë edhe në Big Brother në Gjermani dhe tha se nuk do t’i bëjë disa gabime që i ka bërë atje.

Në po atë vit, ajo mori vëmendje të madhe si transgjinorja e parë shqiptare.

 


Video