
“Triangle of Sadness” i Ruben Ostlund fitoi Palmën e Artë, në Festivalin e 75-të të filmit në Kanë. Ky ishte trofeu i dytë i regjisorit suedez, që më herët e siguroi pesë vite më parë me filmin “The Square”.
“Triangle of Sadness” është një satirë sociale, që ka në qendër një cift modelësh dhe një pastruese, në një krocerë të mbushur plot me miliarderë e miliardere.
Çmimi i dytë i jurisë, u nda mes dramës “Close” të Lukas Dhont dhe thrillerit të regjisores Claire Denis, “Stars at Noon”.
Si aktorja më e mirë u shpall Zar Amir Ebrahimi për interpretimin e saj si gazetare në filmin “Holy Spider” të regjisorit Ali Abbasit.
Organizatorët u përpoqën që këtë sezon t’i rikthenin lavdinë festivalit të Kanës, pas dy viteve. Në 2020, për shkak të pandemisë ai u anulua, ndërsa vitin e kaluar u organizuar me një numër të kufizuar të ftuarish dhe publiku.