“Nga ke humb o Vis?”, I akuzuar për kultivim kanabisi, koha kur Pupa postonte në Instagram kopshtin e gjelbëruar (VIDEO)

23 Maj 2025, 14:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mediat australiane raportojnë se Belina Pupa dhe aktori i njohur i humorit Elvis Pupa akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Çiftit i është zbuluar një ‘shtëpi bari’ në Adelaide ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

“Një influencuese në rrjetet sociale dhe terapiste e njohur në Adelaide është akuzuar për një perandori kanabisi, ndërsa partneri i saj, i bashkë-akuzuar, është larguar nga vendi”, kështu shkruajnë mediat australiane.

Belina Pupa përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa po ashtu i bashkë-akuzuar është edhe aktori.

Pupa është paraqitur në gjykatë dhe aktualisht është në liri me kusht, ndërsa Elvis Pupa thuhet se është larguar nga Australia dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet atje.

Ndërkohë një ditë më parë Elvis Pupa ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku në Instagram ka ripostuar një video ku shfaqet në shoqërinë e këngëtarit të njohur Muharrem Ahmeti.

Ndërkohë një tjetër video e postuar në profilin e tij në Instagram një vit më parë, tregon Elvisin dhe Belinën në ambientet e kopshtit të shtëpisë së tyre në Australi, duke mbjellë pemë dhe bimë të ndryshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

E këtë postim ai e ka shoqëruar edhe me një përgjigje për pyetjet që i janë bërë ‘nga ke humb o Vis’, duke treguar se kjo mbjellje e këtyre bimëve është si një terapi për pastrimin e mendjes dhe shpirtit nga programet televizive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Video