Nga ëndrrat me s*ks, tek tatuazhi për ish-in dhe numri i të dashurave njëkohësisht/ Luizi dhe Kiara i rrëfejnë të gjitha

13 February 2023, 15:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga ëndrrat me s*ks, tek tatuazhi për ish-in dhe numri i të
Kiara dhe Luizi

Në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” banorët kanë realizuar mbrëmjen e djeshme lojën “E kam bërë, se kam bërë”, e cila u shoqërua me batuata të shumta.

Të vendosur përballë një monitori ku shfaqeshin situatat, me një tabelë në dorë ku në njërën anë shkruante e kam bërë dhe në tjetrën se kam bërë ata janë përgjigjur.

Kjo lojë është realizuar si në shtëpi ku ndodheshin shumica e banorëve, por edhe në “burgun” brenda shtëpisë, ku ndodheshin Olta, Kristi, Armaldo dhe Luizi.

Një nga pyetjet ishte "Kam parë në ëndërr sikur kam bërë seks me një nga banorët". Në këtë situatë, Kiara Tito tha se "e ka bërë", dhe me shumë mundësi i referohej Luiz Ejllit, me të cilin ka nisur një lidhje dashurie brenda "BBV".

Veç kësaj, prezantuesja e njohur tha se ka fantazuar në lidhje me artistin shkodran, në pyetjen se a ka fantazuar për një person brenda shtëpisë.

Një pyetje tjetër ishte "Kam bërë tatuazh emrin e partnerit/partneres dhe jam penduar". Kjo ishte një nga situatat, ku përgjigjja e Luizit ka tërhequr vëmendje. Ai u shpreh se e ka tatuazh në dorë emrin e ish-partneres së tij dhe nuk është penduar aspak.

"Kam pasur dy të dashura njëkohësisht", ishte situata tjetër ku sërish përgjigjja e Luizit dhe Kristit këtë herë bënë përshtypje. “E kam bërë”, u përgjigjën të dy djemtë. Ndërkohë, si Luizi dhe Kiara pranuan se kanë qenë në "SexShop".

Mbetet për t'u parë se si do regojnë Luizi me Kiarën kur t'i dëgjojnë përgjigjet e njëri-tjetrit, pasi në momentin e lojës ata ishin në dhoma të ndara.


Video