“Do bëjmë protestë, kemi njoftuar ambasadat dhe trupin diplomatik”, çfarë ndodhi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’

13 February 2023, 13:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Do bëjmë protestë, kemi njoftuar ambasadat dhe trupin

Vijojnë ende të jenë të burgosur 4 banorë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, mes tyre edhe Olta si e vetmja vajzë.

Gjatë një bisede që ka patur përmes derës me gazetarin Bledi Mane, Olta ka mësuar se i mungonte shtëpisë.

Nga ana tjetër dëgjohet Bledi që thotë se banorët e tjerë jashtë burgut kanë bërë kërkesë për një protestë.

Bledi: I mungon shtëpisë për Zotin, na ka marr malli

Olta: I mungoj vërtetë?

Bledi: Çohem në mëngjes me afshin tënd.  Ta ka bërë njeri këtë moj goce, të të vij të burgu grave të të këngojë? Do bëjmë një protestë,i kemi thënë Vëllait të Madh, po na i aprovoi do të ta them…

Do bëjmë protestë për lirimin tuaj, kemi njoftuar ambasadat, trupin diplomatik.

Olta: Po pankartat i keni shkruajtur?

Bledi: Po me buzëkuq dhe rimel, nuk ta tregojmë çfarë kemi shkruajtur se ajo është surpriza

Olta: Mirë shkruani "duam Oltën jashtë"

Bledi: Jo, motren tonë jashtë…


Video