Në kërkim nga policia për dhunimin brutal të blogeres, Antonela Berisha shfaqet e pashqetësuar për herë të parë në publik

13 Gusht 2024, 18:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Motrat Mariela dhe Antonela Berisha

Antonela Berisha është shfaqur për herë të parë pas pretendimeve se ajo dhe motra e saj Mariela, kanë porositur një person për të dhunuar fizikisht 24-vjeçaren Klea Prenga.

Edhe pse u tha se është në kërkim nga policia, Antonela qëndron e lirë dhe e pa shqetësuar, teksa pak më parë ka postuar disa foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram.

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” dhe “Përputhen” shihet duke reklamuar koleksionin e ri të veshjeve, sikur të mos ketë ndodhur asnjë gjë.

Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës, teksa policia tha më herët se po punonte për lokalizimin e motrave Berisha.

Video