Në gjendje të rënduar, Shakira fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga Pique

22 June 2022, 20:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në gjendje të rënduar, Shakira fotografohet për herë
Shakira fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga Pique

Shakira është fotografuar për herë të parë në publik që pas ndarjes nga partneri i saj prej më shumë se 10 vitesh, Gerard Pique.

Këngëtarja kolumbiane u fotografua në makinën e saj, teksa po udhëtonte drejt shtëpisë së saj në Barcelonë. Kjo foto vjen pak ditë pas fotove të Pique përkrah një biondeje misterioze në një festë në Suedi.

Në gjendje të rënduar, Shakira fotografohet për herë

Në fotot e publikuara nga Daily Mail, këngëtarja duket me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar. Shakira dukej mjaft serioze ndërsa po shkonte drejt shtëpisë së saj.

Në gjendje të rënduar, Shakira fotografohet për herë

Gerard dhe Shakira konfirmuan ndarjen 11-vjeçare muajin e kaluar. Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan dhe Sasha publikuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.



Video