Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarët Ardian Bujupi dhe Ledri Vula së shpejti do të nxjerrin në treg bashkëpunimin e tyre të parë. Ata momentalisht ndodhen në Durrës ku po xhirojnë klipin dhe mësohet se kënga do të titullohet “ Gelato”.
Por kur “jeton” për disa ditë me një njeri, mëson shumë gjëra për të. Ja përshembull Ardiani na ka zbuluar se në valixhen e Ledrit mund të gjesh atlete pafund, që janë aksesorët e preferuar të një ish-basketbollisti.
Ardian Bujupi ka publikuar në InstaStory një foto të valixhes së Ledrit, ku brenda saj shihen me dhjetra atlete dhe asgjë tjetër. "Ledri Vula Jordan" shkruan Bujupi sipër fotos.
