Mos luaj me shëndetin, por edhe faturën e energjisë: Ja sa gradë duhet ta vendosësh kondicionerin në verë

16 Qershor 2025, 18:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustrim

Vera 2025 pritet të jetë e nxehtë dhe kondicioneri është kthyer në një domosdoshmëri jetike. Por, meqë po i japim ajrit të ftohtë "full power", lind pyetja: Në çfarë temperature duhet ta vendosim kondicionerin që të mos sëmuremi, por edhe të mos na dalë fatura e dritave me shumë shifra?

Le të sqarojmë njëherë një gjë:

Temperatura "ideale" është si kafeja - dikujt i pëlqen e ëmbël, dikujt e fortë. Pra, varet shumë nga:

- Çfarë klime ke aty ku jeton

- Sa të ftohtë e preferon ambientin

- Sa e rëndësishme është për ty të kursesh

Por! Ka një rregull të artë që na e japin ekspertët dhe që vlen për shumicën e njerëzve. Temperatura që "shpëton" trupin dhe xhepin: 25-27°C

Kjo është ajo zona e sigurt. Kështu që, në vend që ta vendosësh 18°C si të ishe në një fshat alpin, më mirë fillo me 26°C dhe shih si ndihesh. Nëse nuk ndihesh rehat në 26°C, ule temperaturën me 1 gradë çdo 15-20 minuta. Kështu i jep kohë trupit të mësohet me ndryshimin dhe nuk shkon nga "zjarr" në "akull" për 5 minuta.

Pse kjo metodë funksionon?

- Ndihmon të mos sëmuresh nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës

- Kursen energji

- I bën mirë mjedisit (edhe planeti do pak dashuri, ok?)

Me pak fjalë: Rehatia vjen me ekuilibër. Jo shumë ftohtë, jo shumë nxehtë - si vetë jeta.

Video