
Nga Sokol Guga
Pas një mungese të gjatë nga aktivitetet publike në Shqipëri, Monika Zguro do të rikthehet në një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike të fundvitit. Ajo do të jetë e ftuara speciale e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë 2026”, një produksion i ideuar dhe organizuar nga Sokol Guga.
Rikthimi i Monika Zguros pritet të jetë një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes, duke sjellë në skenë një personalitet që ka lënë gjurmë në historinë e bukurisë dhe elegancës shqiptare.
Pjesëmarrja e saj i jep spektaklit një vlerë të veçantë dhe dëshmon ambicien e organizatorëve për të sjellë figura të njohura që kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë ndër vite.
Sokol Guga, i njohur për organizimin e spektakleve me vlera artistike dhe kulturore, ka bërë të ditur se edicioni i këtij viti i “Krishtlindje në Tiranë” do të jetë më i madhi i realizuar deri më sot, me artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë, të ftuar specialë dhe një skenografi që do ta shndërrojë Tiranën në qendrën e festimeve të fundvitit.
Prania e Monika Zguros në këtë spektakël është një nga surprizat më të bukura për publikun, duke rikthyer në vëmendje një figurë që vazhdon të ruajë respektin dhe admirimin e shqiptarëve.
Ky eveniment synon të jetë një festë që bashkon muzikën, kulturën, traditën dhe frymën e Krishtlindjes në zemër të kryeqytetit, me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të artit dhe jetës publike shqiptare.