Moderatorja Aulona Musta njihet për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe të njëjtën gjë ka bërë teksa i është përgjigjur një ndjekësi në rrjetin social Instagram
Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, dikush e ka pyetur moderatoren nëse do të jetonte ose jo me prindërit e bashkëshortit.
Musta i është përgjigjur duke shkruar:
“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri.
Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”!
Ditën e djeshme, moderatorja u vendos qendra e kritikave, pasi sipas ndjekësve të saj, Aulona ekspozon trupin e saj më shumë seç duhet.