Modelja bukuroshe dhe ish-Missi shqiptar pjesë e spektaklit të modës në televizionin grek

16 Shtator 2024, 17:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Natalia Stamoulis (Natalia Stamuli)

Një modele shqiptare bëhet pjesë e spektaklit grek “My Style Rocks”.

Është fjala për Natalia Stamoulis, e cila në vitin 2013 është shpallur Miss Earth Albania dhe që tashmë bëhet pjesë e spektaklit të modelingut.

Ajo ka lindur dhe jetuar në Greqi deri në moshën 12-vjeçare, më pas është shpërngulur në Tiranë dhe pas viteve të adoleshencës vendosi të kthehej përgjithmonë në Greqi.

Ndonëse prej shumë vitesh e ndjek rrugën e modës, në këtë cikël u ndje e gatshme për të marrë pjesë dhe për t’i treguar publikut stilin e saj elegant.

“Kam shumë vite që shikoj My Style Rocks dhe më pëlqen shumë. Tani që po hyj, do të jap gjithçka!”, ka thënë Stamoulis.

Stamoulis që në adoleshencë ka filluar modelingun dhe ka arritur të lërë gjurmë të rëndësishme në këtë fushë.

Ajo ka ecur në pasarela të ndryshme dhe ka realizuar disa sesione fotografike dhe ka marrë pjesë në javën e modës në Paris.

Video