Klodiana, mbesa e violinistit Hetem Qerimaj ka rrëfyer momentet e fundit që ka kaluar pranë gjyshit të saj.
Ajo ka rrëfyer në një intervistë televizive se bisedën e saj të fundit me gjyshin e saj nuk arrin ta kujtojë, por ka rrëfyer se ai i ka puthur duart e saj dhe fjalët e tij të fundit ishin "Si je Klodushka ime".
“Herën e fundit ishte kur u ktheva këtë rradhë në Tiranë dhe për fat të mirë më pa të plotësuar dhe të lumtur me një jetë të re. Bisedën e fundit nuk e kujtoj shumë mirë, por ai Klodushka më ka thirrur gjith jetën dhe ashtu jam në memorien e tij. E fundit ka qenë si je Klodushka ime, më puthi duart, aq atë mbaj mend për momentin”, tha Klodiana
Ajo gjithashtu shtoi se nuk kishte asnjë peng duke theksuar se ka shumë data rë veçanta që i kujtojnë gjyshin e saj për shkak se është rritur me të.
“Ka shumë data se unë jam rritur me të dhe kam punuar me të. Kam qenë mbesë, kam qenë në familje dhe kolege. Nuk ka data të përcaktuara për arsye sekam qenë çdo ditë me të”, tha Klodiana
Artisti, Hetem Qerimaj, një prej violinistëve më të mirë shqiptarë është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një “Hark i triumfit” për gjithë familjen artistike që la pas. Qerimaj u shua në moshën 88-vjeçare dhe lajmin e hidhur për muzikën shqiptare e ka ndarë djali i tij, Fatos.