“Më ka abuzuar seksualisht”, nipi tërheq padinë ndaj këngëtarit Ricky Martin

22 July 2022, 07:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më ka abuzuar seksualisht”, nipi tërheq padinë ndaj
Ricky Martin

Këngëtari me famë botërore rrezikoi 50 vite burg pas akuzave publike të bëra nga nipi i tij se e kishte abuzuar seksualisht, por kjo duket se i përket të shkuarës për Ricky Martin.

Kjo pasi siç duket çështja është zgjidhur, pasi nipi i tij, 20-vjeçari Dennis Yadiel tërhoqi padinë ndaj Ricky Martin.

Gjykata e Porto Rikos mbylli përfundimisht çështjen ndaj yllit të muzikës.

“E vërteta fiton”, shkroi Ricky në rrjetet sociale duke sjellë vendimin që e shfajëson përfundimisht.

“Siç e kishim parashikuar, masa e ndalimit të përkohshëm nuk u zgjat nga Gjykata. Akuzuesi konfirmoi në gjykatë se vendimin për tërheqjen e akuzës e kishte marrë vetë, pa asnjë ndikim apo presion të jashtëm. Nuk ishte asgjë më shumë se sa një individ i trazuar që bën akuza të rreme pa absolutisht asgjë për t’i provuar ato.”, shkruante këngëtari.


Video