Kida kapet "mat" me të dashurin në pushime (FOTO)

21 July 2022, 22:44Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kida kapet "mat" me të dashurin në pushime (FOTO)
Kida

Këngëtarja Kida është ndër të rrallat artiste shqiptare që ka arritur të mbajë larg mediave e publikut jetën e saj private.

Sa herë që është pyetur për ndonjë lidhje të mundshme, Kida ka pohuar se është single, por duket se pushimet e kësaj vere Kidën e kanë nxjerrë zbuluar.

Kida si duket është duke kaluar pushimet me të dashurin shqiptar i cili jeton në Dubai.

Në fotografitë që ka siguruar “Zëri.info”, Kida është parë në Ulqin bashkë me Ajbin, të dashurin e saj.

Përveç dashurisë, Kida në këtë kohë është duke shijuar sukseset edhe në muzikë, ku ka publikuar disa bashkëpunime të cilat po e përcjellin verën e këtij viti.



Video