Leonardo DiCaprio ka shtuar një tjetër çmim në listën e tij të gjatë të arritjeve: revista Time e ka zgjedhur aktorin si Artistin e Vitit 2025.
Vendimi vjen pas performancës së tij në filmin e aksionit “One Battle After Another”, regji e Paul Thomas Anderson, që është bërë filmi më fitimprurës i regjisorit.
DiCaprio interpreton një ish-revolucionar të lodhur nga jeta, i zhytur në paranojë, deri në momentin kur armiku i tij i dikurshëm, i luajtur nga Sean Penn, rikthehet pas 16 vitesh dhe përplasen sërish.
Aktori është vlerësuar për mënyrën e tij të thellë dhe origjinale të portretizimit, duke sjellë një interpretim që sfidon stereotipet dhe pritshmëritë e audiencës.
“Kam menduar shumë për sa shpesh lindin ide të vërtetë origjinale, që nuk lidhen me historinë, personazhe të kaluara, zhanre, vampirë apo fantazma. Ky film ishte një rrezik për studio, por ajo që ata besojnë është fuqia e rrëfimit të Paul dhe origjinaliteti i procesit të tij”, tha DiCaprio në një intervistë për Time.

Ky vlerësim i TIME vjen pas një sezoni të pasur me çmime për DiCaprio-n: nominim për Golden Globe, çmim nga National Board of Review, Critics Choice Award dhe Desert Palm Achievement Award nga Palm Springs Film Festival, si dhe vlerësime nga Gotham Awards dhe kritikë të Los Angeles dhe New York.
“One Battle After Another” po konkurron gjithashtu për çmimin e Filmit më të mirë në Golden Globes dhe Critics Choice Awards.
Revista TIME do të shpallë njeriun e vitit të enjten.