Kuzhina e këtij vendi renditet si më e mira

23 February 2023, 23:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuzhina e këtij vendi renditet si më e mira
Ilustrim

Bota është një tryezë e madhe ushqimesh të shijshme. Mes pastave e picave italiane, erëzave indiane apo pjatave të rafinuara franceze ndodhen një mori ushqimesh të preferuara nga adhuruesit e ushqimit.

Këta të fundit kanë thënë fjalën e tyre dhe kanë shpallur vendin me kuzhinën më të mirë. Nëse fjalët bibimbap dhe kimchi ju kujtojnë diçka, bëhet fjalë për Korenë e Jugut.

Rezultatet janë llogaritur nga The Bucket List Company e cila pa shifrat në rrjetet sociale si Instagram,  Tik Tok dhe Reddit. Renditja u bë në bazë të numrit të etiketimeve për secilën kuzhinë si dhe reagimet pozitive të përdoruesve.

Vendi i dytë shkoi për Italinë, aspak e habitshme kjo dhe i treti për Meksikën. Japonia u rendit e katërta, e ndjekur nga kuzhina indiane.

Korea

Italia

Meksika

Japonia

India

Kina

Tajlanda

Vietnami

Filipinet

Turqia

Në listë nuk shihen vende afrikane, por sipas parashikuesve të trendeve kjo pritet të ndryshojë gjatë 2023 sepse kuzhina e Afrikës Perëndimore pritet të fitojë popullaritet duke qenë se pjatat e saj janë ndër më të kërkuarat në Google Trends përgjatë 12 muajve të fundit.


Video