Kush janë VIP-at që munguan në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës (EMRAT)

5 Qershor 2023, 16:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klea dhe Elgit

Me siguri që dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës do mbahet mend si dasma e vitit. Dyshja i tha ‘PO’ njëri-tjetrit në një ceremoni magjike pranë bregdetit, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre.

Shumë personazhe të njohur na ranë në sy, si binjakët Veshaj, Bora Zemani, Luizi dhe Kiara e të tjerë. Mirëpo, kishte edhe nga ata personazhe që ne i mendonim si miq të mirë të çiftit, por që nuk ishin të pranishëm.

Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati apo edhe Noizy, disa bashkëpunëtorë e disa miq, nuk ishin prezent. Edhe Egli Tako, ish-partnerja e Olsi Bylykut, e cila ishte edhe mikeshë e Kleas, mungoi në ceremoni.

Arsyet, do na mbeten mister derisa këto personazhe të pyeten se përse nuk morën pjesë.

Video