
Yanis Varoufakis: Kapitalizmi ka vdekur, tani kemi diçka shumë m...
25 Shtator, 20:09Fokus
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë me një dasmë ku ishin të ftuar njerëz të njohur të botës së artit dhe televizionit.
Mes të ftuar në ceremoninë në bregdetin Livadhe, i pranishëm ishte edhe fituesi i 'Big Brother VIP', Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito.
Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.
Këngëtari preferoi të vishej me ngjyra të hapura, duke u përshtatur edhe me ambientin ku u zhvillua dasma, në bregdetin e Livadhit.
Kurse moderatorja ishte kombinuar me partnerin e saj, dhe ka veshur një fustan ngjyrë bezhë.