Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën Armando Brojës (FOTO)

29 Qershor 2025, 17:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armando Broja dhe e dashura, Sindi

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, po shijon pushimet verore në Miami, dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto të ëmbla me partneren.

Në imazhet e publikuara, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i relaksuar buzë detit, ndërsa duken se po kalojnë momente të qeta larg zhurmës së jetës së përditshme dhe fushës së futbollit. Partnerja, e cila quhet Sindi, zbulohet se ka origjinë shqiptare nga Përmeti dhe jeton në SHBA prej vitesh.

Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën

Broja e zbuloi lidhjen e tij që në shkurt të këtij viti, ku postoi një story përkrah partneres, në një dhomë të mbushur e trëndafila dhe tullumbace të kuqe.

Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën

Ndryshe nga herët e mëparshme, këtë herë futbollisti është treguar më i hapur me publikun, duke ndarë pamje të qarta nga koha që kalon me të dashurën e tij, ndonëse nuk ka bërë ndonjë deklaratë romantike në mbishkrimin e fotove.

Megjithatë, siç thotë dhe një fjalë e urtë "një emoji flet më shumë se një mijë fjalë":

Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën

Para se të konfirmonte lidhjen me Sindin, Broja u përfol për një romancë me influenceren angleze Jade Alyssa Wills, një lidhje që megjithëse nuk u bë asnjëherë zyrtare nga vetë futbollisti, tërhoqi vëmendjen e mediave britanike dhe shqiptare për disa muaj.

Ata u shfaqën bashkë në disa dalje publike dhe ndjekësit vunë re ndërveprime të shumta mes tyre në rrjete sociale. Megjithatë, lidhja përfundoi pa shumë bujë dhe Broja vendosi ta mbajë jetën private larg syrit të publikut, derisa publikoi foton me Sindin në fillim të këtij viti.

Kush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrënKush është përmetarja që i ‘vodhi’ zemrën

 



Video