Kur Balla denonconte në Kuvend skandalin "Luiz Ejlli" dhe përplasej me Topallin (VIDEO)

17 March 2023, 19:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur Balla denonconte në Kuvend skandalin "Luiz Ejlli" dhe
Jozefina Topalli, Luiz Ejlli dhe Taulant Balla

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij momenti në Shqipëri për shkak të performancës së tij në "Big Brother Vip" duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Gjatë eksperiencës së tij në "BBV" ai nuk e ka shmangur dot si gjatë bisedave brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj, emërimin e tij si Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris në vitin 2010.

Por, në lidhje me emërimin e tij si diplomat, ka folur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla që në vitin 2014. Sipas Ballës, Luizi u emërua si Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris me ndërhyrjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, pasi në atë kohë vajza e saj shkoi me studime në Francë dhe ishte e fejuar me Luizin. Po ashtu Balla i përmend Topallit dhe emërimin e vëllait të saj si diplomat.

Balla deklaronte nga foltorja e Kuvendit se në CV-në e tij si diplomat, Luizi kishte shkruar se vetëm që ishte këngëtar dhe se kishte fituar Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas socialistit, edhe Festivalin e Këngës, Luizi e ka fituar me ndërhyrjen e Topallit, por ai bën një lapsus pasi përmend vitin 2011, ndërkohë që Luizi e ka fituar Festivalin e Këngës në vitin 2006 dhe në atë kohë ai ka deklaruar se nuk ishte lidhur ende me vajzën e Jozefina Topallit.

Ndoshta Balla e ka ngatërruar me fitimin e Këngës Magjike të cilën e ka fituar në vitin 2010 në duet me Juliana Pashën, por gjithsesi duhet theksuar se Luizi si këngëtar ka një zë brilant dhe nuk besojmë se i është dashur ndërhyrja e Toapllit për të fituar festivalet.

"Ngurove pak në lidhje me emërimet në Ministrinë e Jashtme dhe në Diplomaci, por koha jote ka mbaruar Jozefinë dhe kohë e Saliut po ashtu. Historia e vëllait në konsullatë në Milano dhe të dhëndrit që nuk duhet të linte vetëm gocën në Francë ka mbaruar. Po të doni po e lexoj një listë pa fund: Lorena Gjana, vajza e Jemin Gjanës; Albion Bogdani, vëllai i Gerti Bogdanit, Gjon Çoba, vëllai i Jozefina Topallit; Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisë; Sokol Beja, djali i Fatos Bejës; motra e Aleksandër Frangajt, djali i avokatit të Lulzim Bashës, djali i Neritan Cekës, dhëndri i Jozefinës. Se më doli nga mendja pak më parë, në CV-në e vet diplomatike kishte shkruar jam këngëtar dhe kam fituar Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar të vitit 2011, edhe atë e kishte fituar me mik sepse ndërhyu kjo." - deklaronte në vitin 2014 Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit.


Video