Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në zemër, kërcënimet te martesa hollivudiane

9 Dhjetor 2022, 17:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”

Kanë kaluar pothuajse 10 vite nga fundi i “Breaking Bad”, që konsiderohet një nga serialet më të bukur në histori. Në të tregohet shndërrimi i Walter White nga një profesor i urtë në “Heisenberg”, personi që bënte metamfetaminë dhe krijoi një perandori droge.

Ky serial ka fituar 92 çmime përgjatë viteve dhe është nominuar për 248 çmime në total, duke fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness si seriali më i vlerësuar.

Ditët e fundit, fansat e “Breaking Bad” u emocionuan nga një foto e Bryan Cranston dhe Dean Norris, të cilët interpretonin Walter White dhe kunatin Frank Schrader, agjent i DEA-s.

 

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në
Dean Norris dhe Bryan Cranston

 

 

Por, çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe me aktorët e këtij seriali?

Bryan Cranston

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Aktori kryesor Bryan Cranston ka fituar 1 Golden Globe dhe 4 çmime Emmy falë performancës së tij fantastike në serial. Pas përfundimit të “Breaking Bad”, ai është marrë me prodhime teatri, ku fitoi 2 çmime Tony. Gjithashtu, krijoi dhe aktroi në serialin “Sneaky Pete”, që zgjati 3 sezone, dhe u bë pjesë edhe e komedive “Curb Your Enthusiasm”, “How I Met Your Mother”, “Robot Chicken” dhe “Family Guy”. Në vitin 2019, interpretoi sërish rolin e Walter White në filmin “El Camino” dhe në sezonin e fundit të “Better Call Saul”, që u mbyll këtë vit.

Aaron Paul

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Roli i Jesse Pinkman e bëri këtë aktor një nga më të kërkuarit e kohës dhe i solli shumë çmime. Ai u bë pjesë e filmave “Need For Speed”, “Central Intelligence” dhe “Exodus: God And Kings”. Gjithashtu, pati role në “The Path”, “Truth Be Told” dhe “Westworld”, si dhe iu kthye rolit të Jesse Pinkman në filmin “El Camino” dhe serialin “Better Call Saul”. Në jetën personale, është bërë baba i dy fëmijëve, me gruan e tij prej 11 vitesh, Lauren Parsekian. Në nëntor, ai ndërroi mbiemrin Paul në Sturtevant.

Anna Gunn

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Anna Gunn interpretoi bashkëshorten e Walter White, Skyler, e cila i doli kundër burrit kur zbuloi aktivitetin e tij kriminal. Por, fama i solli edhe kërcënime me jetë nga fansat, të cilëve nuk i pëlqente sjellja e personazhit të saj. Aktorja interpretoi në filma si “Grace Point”, “The Mindy Project”, “Portlandia” dhe “Criminal Minds”. Gjithashtu, ka luajtur role krah gjigantëve të Hollivudit si Tom Hanks, në filmin e vitit 2016 “Sully”, dhe Jennifer Lopez, në filmin “Shades Of Blue”.

Dean Norris

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Përpara se të interpretonte agjentin e antidrogës në “Breaking Bad”, Dean Norris kishte luajtur në filma si “Lethal Weapon 2”, “Total Recall”, “Terminator 2” dhe “Starship Troopers”. Më pas, është shfaqur në serialin “Better Call Saul”, “Scandal” dhe “Big Bang Theory”, si dhe në filmin “Claws”. Ai ka themeluar dhe kompaninë e birrës Schraderbräu, e frymëzuar nga birra që bënte vetë personazhi i tij në “Breaking Bad”, si dhe është pronar i një kafeneje të quajtur Swing Inn.

Krysten Ritter

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Bukuroshja Krysten Ritter luajti rolin e artistes së tatoo-ve si Jane Margolis, të shëruarës nga varësia prej drogës, ajo ishte fqinja e Jesse Pinkman dhe dashura.

Aktorja amerikane, tani 40 vjeç, luajti edhe në spin-offin El Camino.

Ajo është një nënë beqare e djalit trevjeçar Bruce, babai i të cilit është Adam Granduciel. Krysten ishte e lidhur me rockstarin për pothuajse shtatë vite, derisa u ndanë vitin e kaluar. Ajo ka luajtur në shumë role kryesore, si Jessica Jones në Love And Death si dhe  spin-offin e ardhshëm të Orphan Black.

RJ Mitte

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Walter Jr ishte një nga personazhet më të dashur të “Breaking Bad” dhe, ashtu si personazhi që interpretonte, edhe aktori RJ Mitte ka një çrregullim me trurin, por nuk ka nevojë për paterica kur ecën. 30-vjeçari ka punuar si model për Gap dhe ka komentuar edhe Olimpiadën Paralimpike të “Rio 2016”.

Bob Odenkirk

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Saul Goodman ishte avokati që nxirrte gjithmonë nga situatat e vështira Walt dhe Jesse. Pas serialit, aktori Bob Odenkirk nisi serialin “Better Call Saul”, që përqendrohej në rolin e tij në “Breaking Bad”. Ai fitoi një çmim Emmy dhe është nominuar 3 vite radhazi për çmimin Golden Globe. Në sezonin e fundit të “Better Call Saul”, Odenkirk zbuloi se ka pasur një atak në zemër dhe u desh defribilatori për ta shpëtuar. Përveç “Breaking Bad”, 60-vjeçari ka qenë pjesë e “Fargo”, “The Disaster Artist”, “Incredibles 2” dhe “The Simpsons”.

Jesse Plemons

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Jesse Plemons interpretoi kriminelin Todd Alquist në “Breaking Bad” dhe që atëherë ka fituar role të mëdha. Ai u përfshi në filma si “The Irishman”, “Black Mass”, “Black Mirror”, “The Poëer Of The Dog” dhe “Fargo”, aty ku njohu aktoren Kirsten Dunst, e cila u bë gruaja e tij.

Giancarlo Esposito

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

I paharrueshëm mbetet fundi shpërthyes i Gus Fing në serialin “Breaking Bad”. Që nga ajo kohë, aktori Giancarlo Esposito është shfaqur në serialet “Better Call Saul”, “Once Upon A Time”, “Westworld”, “The Boys” dhe “The Mandalorian”. 64-vjeçari ka interpretuar edhe në filmat “Okja”, “Money Monster”, “The Jungle Book” dhe “Maze Runner: The Scorch Trials”. Kohët e fundit, Esposito ka rrëfyer se mund të bëhej prift dhe jo aktor. 

Jonathan Banks

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Interpretoi hetuesin privat dhe vrasësin me pagesë Mike Ehrmantraut në serialin “Breaking Bad”. Ky personazh u plotësua në serialin “Better Call Saul”, ku aktori u nominua 4 herë për çmim Emmy. Gjithashtu, është parë edhe në filmin “El Camino”. Ka qenë aktor zëri në filmat e animuar “Skylanders Academy”, “Incredibles 2” dhe “Gravity Falls”. 

Betsy Brandt

Ku ndodhen sot aktorët e “Breaking Bad”, nga ataku në

Interpretoi Marie Schrader në serialin “Breaking Bad” dhe ky rol e ndihmoi që të ishte pjesë edhe e serialeve “Pearson”, “Life In Pieces”, “Parenthood”, “Masters Of Sex” dhe “The Michael J Fox Show”.

Video