Moderatorja seksi e emisioneve sportive pranon ftesën, do hyjë në "BB VIP Albania”

9 Dhjetor 2022, 07:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Big Brother VIP” pritet të nisë brenda këtij muaji dhe ende pa filluar kudo flitet për lojën e famshme.

Deri më tani, kanë filluar të qarkullojnë disa nga emrat e banorëve. Këtu mund të përmendim moderatoren, Kiara Tito, modelen Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini dhe blogeren Jori Delli.

Mirëpo, së fundmi, po përflitet se pjesë e shtëpisë do të jetë një tjetër moderatore seksi.

Sipas “Bordo”, bëhet fjalë pë Lei Krajën. Burimet thonë se moderatorja ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e lojës dhe se ajo është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit. Ndërkohë, nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga vetë moderatorja.

Video