Të dhënat e Google, cilat qytete shqiptare e kanë kërkuar fjalën "p*rno" më shumë gjatë vitit 2022

8 Dhjetor 2022, 16:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Çdo fundvit edhe Google bën bilancet e tij lidhur me kërkimet që janë bërë gjatë vitit. Doni të dini se për çfarë kanë qenë më shumë kuriozë shqiptarët gjatë 2022?

Specialisti i IT-së Tomi Kallanxhi tregoi në ‘Goca dhe Gra’ se personazhe si Amber Heard dhe interesi për trafikantët kanë qenë ndër më të kërkuarat.

Berati është qyteti ku kërkohet më shumë kategoria porno dhe pas tij vjen Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri. Tirana është e fundit.

Nuk kishte si të mungonte lufta në Ukrainë që ka qenë po ashtu një nga temat kryesore. Qytetet më të interesuar për luftën kanë qenë Vlora, Tirana dhe Lezha. Kurse më pak të interesuarit kanë qenë kuksianët.

Këmbinimi i parave ishte një nga gjërat më të kërkuara në Top 10. Qyteti që kërkoi më shumë për lotarinë amerikane ishte, pa surprizë: Korça. Por surprizë është padyshim që një nga togfjalëshat më të kërkuar në 2022-shin është Panairi i Librit.

Ndryshimet klimatike kanë qenë gjithashtu trend dhe tepër të kërkuar, gjë që tregon ndërgjegjësim. Sakaq, Tushemishti është ndër të kërkuarit në kategorinë real estate dhe udhëtim.

Video