Seriali që mbretëresha e ndjerë ndoqi pas vdekjes së Philip

7 Dhjetor 2022, 22:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elizabeth II gjeti ngushëllim tek “Line of Duty” pas humbjes së bashkëshortit

Pothuajse një vit e gjysmë para vdekjes, Mbretëresha Elizabeth u përball me humbjen më të madhe të jetës së saj, kur ndërroi jetë bashkëshorti i saj prej 73 vitesh, Princi Philip. Edhe pse ajo vetë u përpoq t’i rikthehej jetës së saj të përditshme, pa dyshim e kishte të vështirë t’i kujtohej vazhdimisht se bashkudhëtari i saj nuk ishte më pranë saj.

Megjithatë, gjatë periudhës së zisë, Mbretëresha Elizabeth kishte gjetur një mënyrë për të ngushëlluar sadopak dhimbjen e saj , përmes një seriali në televizion.

Siç zbuloi autori i biografisë së re për Mbretëreshën Elizabeth, Gyles Brandreth, monarkja kishte gjetur ngushëllim në një nga serialet më të famshme të televizionit britanik. Bëhet fjalë për Line of Duty të BBC-së, i cili i bëri shoqëri gjatë periudhës, pas vdekjes së bashkëshortit.

Në veçanti, Mbretëresha e ndoqi shfaqjen nga viti 2012 kur u shfaq premierë, deri në zbulimin e personazhit H, 9 vjet më vonë. Më në detaje, rasti kishte të bënte me një grup që punonte për të ekspozuar një rrjet të madh policësh të korruptuar.

Në fakt, në librin e Brandreth përmendet se kreu i rezidencës mbretërore, Sir Tony Johnstone-Burt, kishte për detyrë të shikonte shfaqjen me mbretëreshën dhe t’i shpjegonte asaj se çfarë po ndodhte.

Video