“Më kërkoi bluzë firmato të shtrenjtë, por nuk ja bleva”, Blendi Fevziu tregon përgjigjen që i dha të bijës

7 Dhjetor 2022, 16:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Blendi Fevziu dhe vajza e tij Mishel

Gazetari Blendi Fevziu si rrallë herë është ndalur te marrëdhënia që ka me dy vajzat e tij, Mishel dhe Alis. Ai ka treguar se me vajzën e madhe ka udhëtuar më shumë duke treguar kështu edhe një histori e cila i kishte ndodhur.

Fevziu tregoi se një herë, Mishel i kërkoi diçka të shtrenjtë, por që nuk ja bleu pasi e konsideronte si diçka që nuk ja vlente për të shpenzuar aq shumë para. Në fund sipas moderatorit, ja kishte vlejtur sepse e bija kishte një avantazh më shumë krahasuar me shoqet.

“Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente.

Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi në “Wake up”.

Video