Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Reperi i njohur Stresi, gjatë një bisede me njërën nga banoret e “BBVK”, teksa po fliste për karrierën, tha se çelësi i suksesit të tij është Flori Mumajesi.
“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Florit, i cili ka ndarë videon në rrjete sociale.
“E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin.

Kujtojmë që Stresi është një ndër banorët që i është bashkuar reality show-t “Big Brother VIP Kosova”, që nisi transmetimin pak ditë më parë.