Çiljeta në pritje të një fëmije? Pamjet me barkun e rrumbullakosur ngrenë dyshimet

9 Dhjetor 2022, 09:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga është prej disa vitesh në një lidhje me portierin, Alban Hoxha. Ata jetojnë së bashku me dy djemtë që kanë nga marrëdhëniet e mëpërparshme.

Çifti janë shfaqur herë pas here publikisht në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken shumë të lumtur.

Mirëpo, së fundmi, në rrjet po përflitet se çifti do të bëhen sërish prindër.

Gjithçka ka nisur nga një video që Çiljeta ka publikuar në TikTok një video, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet nëse është vërtetë shtatzënë apo është shëndoshur, por komentet kanë qenë të shumta. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim për një konfirmim nga ana e këngëtares.

Video