Jori ka diskutuar sot me Kristin dhe i ka hapur muhabetin e Keisit. Ajo i ka thënë se nuk i ka pëlqyer aspak reagimi i tij mospërfillës kur i dhanë fund marrëdhënies.
Sipas saj, Kristi duhet t’i fliste kur ajo e përshëndetje dhe jo të bënte sikur Keisi nuk ishte në shtëpi.
Ndërkohë Kristi ka vazhduar të ofendojë vajzat shqiptare duke thënë se këtu femrat duam thjesht vëmendje nga një mashkull.
Ja një pjesë nga biseda:
Jori: Ti nuk ja varje fare Keisit ore. Ajo të përshëndeste, të fliste, ti nuk i ktheje as përgjigje.
Kristi: Po shumë mirë. Ashtu jam unë. Kur e mbyll diçka e mbyll. Ajo për mua ishte thjesht një banore më pas.
Jori: Po si banore, para ca ditësh putheshit dhe ajo bënte shumë për ty, pastaj nuk i flisje fare. Unë kam folur me të dhe ajo është ndjer keq.
Kristi: Jo, unë e kam respektuar. Femrat këtu nuk duan respekt, duan vetëm vëmendje.
Jori: Mos i përgjithëso të gjitha. Nuk është kështu.
Kristi: Po ik tani, vetëm vëmendje duan femrat këtu!