Klea Huta nis muajin e mjaltit me Elgitin në Turqi, por i ndodh një e papritur

16 June 2023, 19:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Klea Huta nis muajin e mjaltit me Elgitin në Turqi, por i ndodh një e
Klea dhe Elgiti

Klea dhe Elgiti pas dasmës që mbajtën më 4 qershor kanë nisur edhe muajin e mjaltit. Ka qenë Klea ajo që ka zbuluar sot se çifti ndodhen në Bodrum të Turqisë, por ndonëse mezi kanë pritur të merrnin pak pushim, ajo thotë se ka një problem në sy.

Klea ka postuar një video ku tregon se syri i është infektuar sërish, siç ndodhi një ditë para dasmës, teksa ankohet se mesazhet s’po e lënë rehat.

“Nuk e di ca m’ka syri që m’loton. Po vazhdon avazin e vet ky s’nalet. As vetë nuk e di si përfundova këtu. Ngarkesa më e madhe e vitit është në Tiranë, por edhe pse stafi, familja, miqtë më shtunë që të bënim këtë muaj mjalti prapë s’më lënë rehat në grupet e Whatsapp se duan përgjigje. Por po paskemi patur shumë nevojë”, shkruan Klea.

Klea Huta nis muajin e mjaltit me Elgitin në Turqi, por i ndodh një e

 


Video