Është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë, Zhaklin Lekatari thotë se pasurinë do t’ua lërë... maceve të saj

16 June 2023, 19:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë, Zhaklin Lekatari
Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari e bërë e famshme prej “BBV2” ka marrë vëmendje të për deklaratat që herë pas here bën.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Shqipëria Live” bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.

Lekatari theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde.

Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan.

Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.

 

 


Video