Këta janë liderat që u janë bërë më tepër atentate, në listë edhe një shqiptar

8 August 2023, 20:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këta janë liderat që u janë bërë më
Fidel Kastro duke mbajtur gazetën që flet për atentatin ndaj tij


Fidel Kastro, lideri ikonik i Kubës kryeson listën e personave që u janë bërë më tepër atentate, dhe numri është i frikshëm.

Kastro renditet i pari me 638 atentate të mbijetuara, sipas faqes "World of Statistics". Me numrin treshifror, ai është shumë larg vendit të dytë, që jo për habi, është Mbreti Zog I i Shqipërisë.

Zogut i janë bërë 55 atentate, ndërsa në vend të tretë është Adolf Hitler me 42 atentate.

Çuditërisht, figura të tilla si Mbretëresha Viktoria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Abraham Linkolni i Shteteve të Bashkuara u përballën gjithashtu me rrezikun e vrasjes, me përkatësisht 8 dhe 5 tentativa vrasjesh.

Duhet thënë se lista duket e pa përditësuar, pasi gjatë vitit të fundit është përfolur se presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky, i ka mbijetuar disa atentateve.

Lista e plotë:

Fidel Castro: 638
Zog I: 55
Adolf Hitler: 42
Charles de Gaulle: 31
Jasser Arafat: 13
Mbretëresha Viktoria: 8
Alexander II: 6
Abraham Lincoln: 5
Muammar Gaddafi: 5
Joseph Stalin: 4
Vladimir Putin: 3


Video