Kejvina i dërgon një tjetër "mesazh" Luizit nga ... Afrika (FOTO)

23 February 2023, 17:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kejvina i dërgon një tjetër "mesazh" Luizit nga ...
Luizi, luani dhe Kejvina

Kejvina u eliminua nga “Big Brother VIP Albania”, pasi gjuajti me shuplakë Luizin. Pas daljes nga ky format ajo u zhduk nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë.

Disa javë pas, ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, ku ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.

Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë. Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”. E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një “luan” ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit”.

Me këtë ajo tregon sërish se Luizi është tashmë favoriti në “BBVA”.

Kejvina i dërgon një tjetër "mesazh" Luizit nga ...


Video